×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykimi ndaj ish-ministres Hoxha dhe të tjerëve, prokurorja konsideron se ekspertiza financiare është në kundërshtim me dispozitat ligjore

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurorja Ilirjana Çollaku-Tafa, ekspertizën financiare të përpiluar nga eksperti Shaip Bytyqi, e konsideroi si të pabazuar dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

    Në këtë rast, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe tre të tjerët Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Ekspetriza financiare e paraqitur nga avokati Driton Muharremi (mbrojtësi i të akuzuarit Ekrem Tahiri), si provë, e paargumentuar ligjërisht dhe konstatimet e dhëna nuk mund të akcpetohen as nga një logjikë e shëndoshë. Është në kundërshtim, edhe me parimet e dispozitave relevante të KPP-së”, tha prokurorja Çollaku-Tafa.

    Eksperti financiar Bytyqi e vazhdoi dëshminë e filluar nga seanca e kaluar, më 4 qershor 2024. Ai tha se për përpilimin e ekspertizës është bazuar në të gjitha dokumentacionet që i ka pasur në dispozicion.

    “Të gjitha të dhënat, të cilat i kam paraqitur në ekspertizë janë të bazuara në fakte sipas dokumnetacionve të cilat i kam pasur në dispozicion“, tha eksperti financiar Bytyqi.

    Ndryshe, sot ishte e paraparë që të jepet mbrojtja nga ana e të akuzuarve Hoxha, Tahiri, Mustafa dhe Dushi, por pas konsultimeve me mbrojtësit e tyre, të njëjtit propozuan që të vazhdohet me mbrojtjen në seancën e radhës.

    Fillimisht, mbrojtësi i të akuzuarit Mustafa, avokati Arbër Jashari, propozoi që seanca të shtyhet për një datë tjetër pasi që nuk ishin të përgatitur për këtë fazë.

    Propozimin e tij e përkrahën dhe avokatët Florent Latifaj, mbrojtës i të akuzuarës Hoxha, Redon Byqmeti, mbrojtësi i të akuzuarit Dushi dhe Agnez Furra, mbrojtësi i të akuzuarit Tahiri.

    Të akuzuarit Dushi dhe Tahiri kërkuan që në fazën e mbrojtjes të jenë prezent avokatët e tyre (Kosovare Kelmendi (për Dushin) dhe Driton Muharremi (për Tahirin), pasi në seancën e sotme ishin me zëvendësim avokatët Byqmeti dhe Furra.

    Këtë propozim nuk e kundërshtoi prokurori Fatos Ajvazi (i cili e zëvendësoi prokuroren e rastit për një pjesë të seancës), ndërsa e aprovoi kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili.

    Paraprakisht, prokurorija e rastit Çollaku-Tafa, bëri të ditur se për pjesën tjetër të seancës do e zëvendësojë prokurori Fatos Ajvazi.

    Ndryshe, ish-ministrja Dhurata Hoxha akuzohet se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 12 maj 2022, kishte ngritur aktakuzën ndaj Hoxhës dhe tre të tjerëve Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi, duke i ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Nga Rubrika
    Kronika10 Janar 2025
    Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore....
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Artan Nimani ka nisur zyrtarisht fushatën për Kuvendin e Kosovës nga Prekazi, një vend me rëndësi historike për vendin. Me krenari dhe...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës...
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.