×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykatësja serbe që e kishte dënuar Albin Kurtin: William Walker duhet të gjykohet

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Ish-gjykatësja famëkeqe serbe e viteve ’90 në Prishtinë, Danica Marinkoviq pretendon se mund ta rindërtojë çdo sekondë të ‘hetimit’ të saj për Reçakun. Në një intervistë për “Novosti”, ajo e ka konsideruar masakrën e Reçakut si veprim anti-terrorist nga ana e Serbisë.

    “Ajo ka qenë shembull klasik i veprimit anti-terrorist, ligjor dhe legjitim, i policisë sonë kundër anëtarëve të UÇK-së. Në Hagë, unë dëshmova se William Walker erdhi për të shpikur një skenar që ishte arsyeja e bombardimeve më 1999. Kjo ishte fitore e jona”, tha ajo, duke komentuar deklaratat e fundit të ish-ambasadorit amerikan të OSBE-së, William Walker se Raçaku ishte masakër civilësh për të cilën gjeneralët dhe ministrat serbë nga qeveria e Sllobodan Millosheviqit duhet të akuzohen nga një gjykatë speciale.

    Marinkoviq kujtoi se ajo ishte dëshmitare në gjykimet kundër Sllobodan Milosheviqit, Sreten Llukiqit dhe Vllastimir Gjorgjeviqit në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës.

    “Unë shkova në Hagë me një çantë të mbushur me prova. ‘Ju i shpëtuat dhe i sollët të gjitha?’ më pyeti Millosheviqi, kur e pashë për herë të parë në jetën time. Ai shtoi se ne duhej të provonim se serbët nuk ishin një popull që ka kryer gjenocid. Unë dëshmova në detaje, prova, unë fola aq shumë sa më në fund ata më thanë: ‘Nuk kemi kohë, përgjigju po ose jo’. Ata i morën dëshmitë dhe Reçaku nuk ishte në asnjë aktakuzë”, tha Marinkoviq.

    Ajo tha se i vjen keq që s’mundi ta takonte personalisht Walkerin, i cili sipas saj duhet të gjykohet.

    “Kur gjykatësi hetues shkon në vendin e ngjarjes dhe mbledh prova, nuk ka asgjë më të fortë se kjo. Gënjeshtrat e Walker janë të shkurtra. Imagjinoni, ai shfaqet tani, dhe bashkëpunëtorja e tij, Helena Rant rrëfeu se çfarë po ndodhte në Racak, ndërgjegjja e saj funksionoi. Walker duhet të gjykohet, më vjen keq që nuk e takova kurrë për t’i thënë gjithçka që kam. E takova zëvendësin e tij, John Drenkijeviq dhe ai më ndaloi të hyja Raçak, më kërcënoi me Hagë. Unë e dija se ata po fshehin diçka”, tha Marinkoviq.

    Mariknoviq ishte gjykatësja që e kishte dënuar Albin Kurtin, në vitin 1999, kur Kurti ishte pjesë e Zyrës së UÇK-së në Prishtinë e cila drejtohej nga Adem Demaçi e ku Kurti ishte si ndihmës i tij dhe përkthyes.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.