×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata vendos për djalin nga Prizreni që i kërcënoi prindërit

    FrontOnline
    21 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e [rokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.P. i cili para katër ditësh ka kërcënuar prindërit.

    I dyshuari, më 17 mars në shtëpinë e përbashkët familjare i ka kërcënuar prindërit se do t’i privojë nga jeta, ose do të ju shkaktojë lëndim të rëndë trupor.

    “Me datë 17 mars, në shtëpinë e përbashkët familjare, i ka kanosur të dëmtuar – prindërit e tij, me vepra apo gjeste se do t’i privoj nga jeta ose do t’i shkaktoj lëndim të rëndë trupor, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri fillimisht fjaloset me të dëmtuarit – prindërit e tij, duke i ‘u kërkuar të holla, i ‘u bënë presion në vazhdimësi, dhe më pas i kanos me fjalët “Unë po dal në qytet, kur të kthehem nëse iu gjejë në banesë do t’iu vras”, dhe në vazhdimësi i njëjti shkakton ankth, frikë dhe pa siguri tek të dëmtuarit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    “Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse duke pasur parasysh peshën e veprës penale mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, ashtu që me dashje ushtron dhunë duke i kanosur edhe me jetë prindërit e tij, gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe faktin që i pandehuri ka kryer këto veprime duke qenë nën ndikimin e substancave narkotike”, ka bërë të ditur Gjykata.

    Po ashtu, është bërë e ditur se i pandehuri është recidivist i veprave penale, pasi edhe më herët ishte shpallur fajtor për veprën penale “Dhunë në familje”.

    “Gjithashtu nga shkresat e lëndës vërtetohet se i pandehuri është recidivist i veprave penale të kësaj natyre, pasi që më herët është shpallur fajtor për veprën penale të dhunës në familje. Nga të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore”, thuhet në komunikatë.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Ranillukë për fotografime dhe incizime të paautorizuara. Siç thuhet...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë. “Viktima femër kosovare ka...
    Kronika19 Tetor 2024
    Të premten në Prishtinë, u arrestua një person i cili dyshohet se e hodhi një pistoletë nga vetura. “Është arrestuar i dyshuari...
    Të tjera
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë, nën dyshimin për dhunë në familje. Të arrestuarit janë bashkëshorti i viktimës dhe...
    Kronika19 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar babë e djalë në Malishevë, meqë dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete Me vendim...
    Sport19 Tetor 2024
    Evangelos Marinakis, pronari i Nottingham Forest, është ndëshkuar me një ndalim pesë ndeshjesh në stadium për sjelljen e tij të papërshtatshme pas...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ndonëse po behën gati dy muaj pas fillimit të vitit shkollor edhe më tutje shumë nxënës neper shumë shkolla të Kosovës ende...
    Lajme19 Tetor 2024
    Sot do të hapet tenda “Jeto në errësirën time”, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Tenda do të hapet...
    Lajme19 Tetor 2024
    Në Paris është mbajtur dje Forumi i parë Ekonomik i Kosovës. Hapjen e këtij forumi e ka bërë kryeministri Albin Kurti, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.