×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata vendos: 25 vjet burg për personin që vrau të riun në kazinonë në Lipjan

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim të pandehurin A.P. i cili kishte privuar nga jeta 32-vjeçarin Florent Ahmetaj. Vrasja ka ndodhur në muajin mars, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se i akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 viteve i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, duke i llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga data 3.04.2019 e tutje dhe dënim unik me gjobë në shumë prej 8.000 euro.

    “Më datë 20.03.2019, rreth orës 18:26, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinonë “Matrix”, A.P, me qëllim të përftimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj, kishte hyrë në kazino ku kishte nxjerrë pistoletën dhe ia kishte drejtuar tashmë të ndjerit F.A. duke i kërkuar paratë, ku ky i fundit ia dorëzon kuletën me të holla dhe shtrihet në tokë për t’i dhënë edhe paratë tjera. A.P. më pas kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij duke e goditur në pjesën e shpinës me ç’rast i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga viktima kishte marrë 2700 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Pas kësaj, Kuvendi kishte shfuqizuar Ligjin i cili u lejonte lokaleve të lojërave të fatit të ushtronin veprimtarinë e tyre në për dhjetë vjetët e ardhshme.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Më 1 mars, ka ndodhur një grabitje në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik, ku cak ishte furgoni i kompanisë “Istambul Ozel...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 13.03.2025 ka...
    Lajme21 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të postave të ardhura me postë pasi ia hodhi...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar një video sqarim për opinionin pasi njësiti i Krimeve Ekonomike kanë zbarkuar në Zyrën e...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pasi ka qëndruar për dy orë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt ku edhe është parë me...
    Lajme21 Mars 2025
    Fadil Maloku, ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë për FrontOnline se është hera e parë në pesë palë zgjedhje që të vonohet...
    Lajme21 Mars 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka goditur Prokurorinë Speciale pas bastisjeve që u kryen dje në Ministrinë e Bujqësisë nën...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Një ditë pas varrimit të viktimave të moshës nga 16 deri në 48 vjeç të tragjedisë së 16 marsit, Koçani sot ishte...
    Lajme21 Mars 2025
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira gjatë vikendit. Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.