×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Themelore pezullon vendimin e BQK-së ndaj Sami Mazrekut

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ndaj ish-drejtorit të Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazrekut.

    Vendimi i BQK-së ndaj Mazrekut, ia ndalon këtij të fundit shërbimin në industrinë e sigurimeve në një afat prej 5 viteve, dhe është marrë bazuar në një raport të monitorimit të BQK-së për Byronë e Sigurimeve, institucion ky ku Mazreku kishte ushtruar pozitën e drejtorit ekzekutiv.

    Por, ky vendim është pezulluar pas padisë së ushtruar nga Mazreku.

    Aktvendimi i Themelores për pezullim të vendimit është bazuar në padinë e Mazrekut, në të cilën pretendohet se vendimi i BQK-së ka shkelje në 13 pika.

    Në aktvendimin e Gjykatës Themelore, një kopje të të cilit e ka siguruar Buletini Ekonomik, thuhet se gjykata e ka miratuar kërkesën e paditësit, në këtë rast Sami Mazrekut, për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi, dhe rasti është referuar për zgjidhje si konflikt administrativ.

    Në padi përmenden 13 pika ku dyshohet se vendimi i BQK-së nuk ka mbështetje ligjore. /Buletini Ekonomik/

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Faton Hajrizi, që u arratis të shtunën nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ka postuar një video në rrjetin social “TikTok”. Ai është...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. Zyra për...
    Lajme08 Korrik 2024
    Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, në një prononcim për FrontOnline, thotë se i ka dërguar tri letra, dy në drejtim të Ministrisë...
    Të tjera
    Vip08 Korrik 2024
    Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother Vip, e...
    Sport08 Korrik 2024
    Tashmë është gjithçka zyrtare. Armend Dallku do të jetë trajneri i ri i Vushtrrisë. Dallku do të kthehet në qytetin e tij...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Në fjalimin e tij të vitit 1949, gjatë nënshkrimit të Traktatit të Atlantikut Verior, në Uashington, presidenti i Shteteve të Bashkuara të...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë sot...
    Kronika08 Korrik 2024
    Policia dje njoftoi se A.Th., 26 vjeçar, të shtunën është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Në Francë njerëzit po zgjohen nga një peizazh i pasigurt politik pas zgjedhjeve të së dielës që panë aleancën e majtë Fronti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.