×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata Themelore në Prizren cakton masën e paraburgimit ndaj një personi për dhunë në familje

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: dhuna në familje, nga neni 248 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtari i procedurës, Gani Kastrati, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 26.01.2021 deri me datën 25.02.2021.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    Me datë 25 janar, në shtëpinë familjare, i pandehuri F.B., në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike dhe fizike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që i pandehuri shkon i dehur në shtëpi, fillon ta fyej të dëmtuarën me fjalë ofenduese, dhe pastaj fillon duke e kanosur, “Unë jam egjeli yt, kam me ta nxjerr unë burgun ty”, e dëmtuara largohet nga shtëpia, pastaj kthehet pas 30 minutave, ku përsëri i pandehuri vazhdon me fyerje dhe fjalë ofenduese, aty ndërhyn djali i të pandehurit dhe e largon të pandehurin F.B., nga dhoma.

    Po ashtu, më datë, 26 janar në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike dhe fizike të dëmtuarit, djalit të tij në atë mënyrë që, deri sa i dëmtuari, djali i tij, ishte duke biseduar me nënë e tij, në ato momente ndërhynë i pandehuri, në prezencë të anëtarëve tjerë të familjes duke e kanosur se “të mbys me thikë” me ç ’rast tek i dëmtuari, djali i tij ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë.

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masat tjera pos masës së paraburgimit (arresti shtëpiak apo masa e paraqitjes në stacion Policor), mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale, ambientin e kryerjes së veprës penale, marrëdhëniet e acaruara ndërmjet të pandehurit dhe viktimës, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

    Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Kronika17 Tetor 2024
    Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një mosmarrëveshje është bërë shkak i një përleshjeje mes një burri dhe gruaje në Rahovec. Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë ka lajmëruar burrin e saj në polici pasi i njëjti kishte shkuar te vendi i punës së saj...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.