×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për dy të miturat që torturuan bashkëmoshataren e tyre në Prizren

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar 30 ditë paraburgim dy të miturave që dyshohet se kanë kanosur bashkëmoshataren e tyre në Prizren.

    Gjykata njërën vajzë (L.C) e ka ngarkuar me veprën “kanosje”, ndërsa tjetrën (E.J) me veprën penale “kanosje” dhe “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Si ndodhi rasti?

    “Në javën e dytë të muajit Janar 2022, në ambientet e një Shkolle të mesme në Prizren, në bashkëkryerje seriozisht e kanosin personin tjetër me vepra apo gjeste se do t’i shkaktojnë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes viktimës – të dëmtuarës, dhe të miturave L.C., dhe E.J., fillimisht e dërgojnë të dëmtuarën prapa shkollës e më pas e kërcënojnë me armës – thikë, (e mitura E.J.,) me anë të një brisku me teh prej 7 cm, kështu të dëmtuarës i shkaktojnë frikë, ankth dhe pasiguri. Kurse me datë 25 janar në orët e mesditës, në ambientet e shkollës e mitura E.J., mban në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët e tilla, ashtu që me ta arritur policia në lokacionin në fjalë, të njëjtës në çantën e saj ia gjejnë: një brisk, me teh prej 7 cm, e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...
    Lajme26 Prill 2024
    Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Klubi anglez, Arsenali thuhet se është gati ta shesë mesfushorin ganez, Thomas Partey dhe tashmë dihet edhe çmimi i tij. Sipas mediumit Football...
    Lajme26 Prill 2024
    Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës, në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, më 25.04.2024, në fshatin...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë kanë organizuar Konferencën...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka paralajmëruar se dhe kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatorën e heroit të Kombit...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Mitrovicë me inicialet Q.M., ka dalë të premten para gjykatësit në Gjykatën Themelore në...
    Lajme26 Prill 2024
    Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.