×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata e Zvicrës nuk lejon gruan myslimane që të bëjë djalin synet

    FrontOnline
    26 Shtator 2019

    Një grua myslimane në Kantonin e Cyrihut, nënë e një djali 10-vjeçar, dëshironte që me çdo kusht “ta bënte synet” të birin. Por pasi “viktima” kishte frikë të jashtëzakonshme nga injeksionet dhe ndërhryjet mjekësore në përgjithësi, Gjykata e Lartë (Kantonale) e Cyrihut ka vendosur që ai të mos i nënshtrohet kësaj ndërhyrjeje, shkruan sda.ch.

    Ndonëse parimisht prindërit kanë të drejtë të vendosin për edukimin fetar të fëmijëve të tyre, këtë duhet ta bëjnë vetëm duke pasur parasysh që të mos rrezikohet mirëqenia e fëmijës.

    Ekzistimin e një rrezikimi të tillë gjykata e ka konstatuar te rasti i djalit 10-vjeçar i cili duhej të bëhej synet. Ai në të kaluarën ka reaguar me panik nga ndërhyrjet mjekësore, transmeton albinfo.ch. Nga ky shkak është dashur t`i ndërpritej përshtatja e protezës së dhëmbëve. Madje, duke reaguar kundër ndërhyrjes, ai kishte dëmtuar mobilet e ordinancës së dhëmbëve.

    Një psikiatër i fëmijëve është cituar në vendimin gjyqësor sipas të cilit duhet të hiqet dorë nga ndërhyrjet mjekësore që nuk janë të domosdoshme. Kjo do të ishte një ngarkesë e papërballueshme për të. Kështu, gjykata e ka miratuar këtë vlerësim profesional dhe i ka ndaluar nënës ta bëjë synet të birin.

    Si shkak që ky rast të procesohet në gjyq ka shërbyer thënia e nënës së vogëlushit në pranverën e vitit 2017 se ajo do ta bënte synet të birin në pushimet verore. Ajo e kishte arsyetuar këtë me faktin se vonesa mund të ishte e dëmshme për zhvillimin e mëtejmë të djalit dhe veç kësaj, ai do të ngacmohej nga fëmijët tjerë myslimanë.

    Në vendimin gjyqësor të publikuar nuk mund të kuptohet se nga cili vend e ka prejardhjen familja në fjalë. Djali jeton prej disa vitesh në një shtëpi të fëmijëve ndërsa prindërit e tij janë të ndarë.

    Kundër rrethprerjes së djaloshit janë shprehur edhe në këshillin mbikëqyrës për fëmijë. Pas kësaj e ëma është ankuar në Gjykatën e Lartë, duke thënë se po diskriminohej. Ndërsa kjo gjykatë tashmë e ka hedhur poshtë ankesën. Sipas vendimit të gjykatës në fjalë duhet të pritet edhe disa vite që djaloshi të vendosë vetë nëse do t`i bëhet rrethprerja ose jo. Vendimi është i plotfuqishëm./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.