×
  • Tenderët
  • Tenderët

    “Gjykata e Tenderëve” ia stopon tenderin e “kurdisur” 1.1 milionësh Pal Lekajt

    FrontOnline
    13 Janar 2020

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), apo siç njihet ndryshe Gjykata e Tenderëve e Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës, të cilën e udhëheq Pal Lekaj, përmirësimin e dosjes së tenderit në vlerë prej mbi 1.1 milionë euro për furnizimin dhe montimin e ndriçimit të Autostradës Morinë-Besi, si dhe ndriçimin e rrugës rajonale R102, segmenti Skënderaj-Polac dhe segmenti Skënderaj-Klinë e Epërme, raporton portali “Front Online”.

    Portali “Front Online” sot ka botuar hulumtimin në lidhje me këtë proces milionësh të prokurimit, ku zbulohej se kriteret në këtë tender të ndarë në dy lote ishin të përshtatura për biznese të caktuara, pasi që nuk kërkoheshin kritere financiare e as teknike, duke u mundësuar kështu kompanive që nuk e kanë përvojën adekuata ta fitojnë tenderin milionësh.

    “Paneli Shqyrtues vjen në përfundim se dosja e tenderit për aktivitetin e prokurimit në fjalë nuk është përpiluar ne pajtim me nenin 1 dhe 27 te Ligjit të Prokurimit Publik, andaj konstatojmë se autoriteti kontraktues duhet ta bëj përmirësimin e dosjes së tenderit dhe ta bëj zgjatjen e afatit përdorëzimin e ofertave konform nenit 53.7 te LPP-së”, thuhet mes tjerash në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

    “Front Online” për këtë tender i ka dërguar pyetje Ministrisë së Infrastrukturës, por këta nuk janë përgjigjur për më shumë se pesë ditë.

    Lexoni hulumtimin e botuar sot në “Front Online”:

    Dyshime për “kurdisje” të tenderit 1.1 milionësh në Ministrinë e Pal Lekajt (Dokumente)

    Përdallim nga Ministria e Infrastrukturës, niveli lokal tek tenderët e kësaj natyre dhe me vlera shumë më të vogla financiare, ka kërkuar dokumente konkrete financiare dhe teknike.

    Komuna e Deçanit në aktivitetin e prokurimit: “Rregullimi i ndriçimit publik  eficient në Deçan”, ku vlera e tenderit është 45 mijë euro, ka kërkuar nga ofertuesit mbështetje financiare nga banka në vlerë prej së paku 50 mijë euro, ndërsa në lidhje me kapacitetin teknik ka kërkuar nga operatori ekonomik dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në 3 vitet e fundit, numri i punëtorëve të angazhuar në projekt, minimum 5 punëtorë, inxhinieri i elektros të jetë auditor me përvojë pune 5 vjeçare në efiçiencë të energjisë. Poashtu në këtë aktivitet të prokurimit Komuna e Deçanit kërkon që produktet të jenë me standard të BE-së, të ketë autorizim nga prodhuesi, etj.

    Edhe Komuna e Prishtinës për aktivitetin e Prokurimit “Zgjerimi dhe modernizmi i rrjetit publik”, me vlerë të parashikuar prej 300 mijë euro kishte kërkuar nga operatori ekonomik (të ofroj dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme në vlerë prej 300 mijë ero në tre vitet e fundit, të angazhoj personelin profesional të cilët duhet të kenë kualifikime shkollore, inxhinier të elektroteknikes me përvojë pune tre vjeçare , 10 punëtorë me përvoje në zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit, operatori të posedoj mjete, stabilimente dhe pajisje teknike që janë të domosdoshme në realizimin e këtij projekti si: Dy kamionë me shporta, një kamnion vinç, një ekskavator, certifikatën për kualitet të dritave dhe certifikatën ISO STANDARD 9001 2015 për menaxhim, ta ketë katalogun për shtylla dhe drita, ta ketë autorizimin nga prodhuesi i licencuar, etj.

    Arton Demhasaj nga Organizata Joqeveritare për Dinjitet dhe Antikorrupsion “Çohu” ka deklaruar për “Front Online” se kriteret teknike dhe financiare domosdoshmërisht duhet kërkuar nga autoriteti kontraktues në rastet kur shpallin tender publik, e sidomos kur vlera e tenderëve kalon shifrën prej 1 milion euro. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Të hënën në Rrugën Nacionale Mitrovicë-Leposaviq është arrestuar një person pasi ka tentuar t’u japë ryshfet policëve. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...
    Kronika09 Prill 2025
    Është zhdukur një grua në Ferizaj. Vëllai i saj ka raportuar në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Sipas njoftimit të Presidencës thuhet se...
    Kronika09 Prill 2025
    Një vajzë e mitur ka shkuar nga Ferizaj në Prizren për të bashkëjetuar me një person. Policia ka bërë të ditur se...
    Kronika09 Prill 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 84 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arbër Jashari ka komentuar në përvjetorin e 17-të të Kushtetutës së Kosovës respektimin e saj. Ai ka deklaruar se, megjithëse Kushtetuta...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.