×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata e Pejës dënon me gjobë katër serbë të akuzuar për posedim dhe përdorim të armëve në bjeshkët e Moknës në Istog

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve, Radomir Kasaloviç, Predrag Mihajloviç, Mulin Utviç dhe Goran Mihajloviç për shkak së më 15 gusht të këtij viti, në bjeshkët e Moknës në Istog, kanë poseduar paleje pistoleta dhe pushkë, të cilat i kishin përdorur duke shtënë në ajër.

    Konfirmimin për dënimin e të pandehurve për “Betimi për Drejtësi”, e ka dhënë kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu.

    “Të pandehurit janë gjykuar me aktgjykim dënues, ndaj tyre janë konfiskuar armët sipas aktakuzës dhe janë lëshuar të mbrohen në liri”, ka thënë Sharraxhiu.

    Sipas aktgjykimit të shpallur, i pandehuri Radomir Kasaloviç është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 51 ditëve për veprën penale të armëmbajtjes paleje, në të cilin dënim, koha e kaluar në paraburgim i’u është llogaritur në dënim, ashtu që dënimi me burgim është konsideruar i mbajtur.

    I pandehuri Predrag Mihajloviç është gjykuar me 700 euro gjobë për armëmbajtje paleje kurse për përdorim të armës është dënuar me 51 ditë burgim ashtu që pas llogaritjes së paraburgimit, dënimi është konsideruar i mbajtur.

    I pandehuri Mulin Utviç është gjykuar për armëmbajtje paleje me gjobë prej 800 euro kurse për përdorim të armës është dënuar me 51 ditë burgim dhe pas llogaritjes së paraburgimit, dënimi është konsideruar i mbajtur.

    I pandehuri Goran Mihajloviç është gjykuar me 1 mijë e 200 euro gjobë për armëmbajtje paleje kurse për përdorim të armës me 51 ditë burgim, ashtu që pas llogaritjes së paraburgimit, dënimi është konsideruar i mbajtur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Dënimin me gjobë, tre të pandehurit detyrohen të paguajnë brenda afatit prej 3 muajsh. Në rast të mospagesës, të pandehurit janë njoftuar se dënimi me gjobë do të zëvendësohet në dënim me burgim, ashtu që për një ditë burgim do të llogaritet shuma prej 20 euro.

    Ndaj të pandehurve është shqiptuar edhe dënimi plotësueses, konfiskimi i armëve dhe fishekëve.

    Të pandehurve u është ndërprerë paraburgimi dhe të njëjtit mbrohen në liri.

    Ndryshe, të pandehurit në seancën e 5 tetorit 2020, të pandehurit secili veç e veç janë deklaruar të fajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

    Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur më 11 shtator 2020, i ngarkon katër të akuzuar Radomir Kasaloviç, Predrag Mihajloviç, Mulin Utviç dhe Goran Mihajloviç, se kanë poseduar armë paleje.

    I akuzuari Radomir Kasaloviç akuzohet gjerë me 15 gusht 2020, në bjeshkët e Moknës të Istogut në mënyrë të paautorizuar ka poseduar dhe mbajtur në kontroll një pushkë gjuetie , prodhim rus së bashku me 14 fishekë.

    I pandehuri Predrag Mihajloviç akuzohet se më 15 gusht 2020 në bjeshkët e Moknës ka mbajtur paautorizim një pistoletë M-57 së bashku me karikator me 27 fishekë, ndërsa në dispozitvin e dytë akuzohet se kishte përdorur këtë pistoletë përmes së cilës kishte shtënë tri herë në ajër duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët që ishin mbledhur në tubim.

    I akuzuari Milun Utiviç akuzohet për dy vepra penale atë për armëmbajtje paleje dhe përdorim të armës. Sipas aktakuzës i njëjti më 15 gusht 2020, në bjeshkët e Moknës kishte mbajtur në posedim një pushkë, prodhim YU, Zastave M-48 së bashku me tri fishke më të cilin armë kishte shtënë tri herë në ajër.

    I pandehuri Goran Mihajloviç akuzohet për armëmbajtje paleje dhe përdorim të armës. Bazuar në aktakuzë i njëjti paautorizim kishte mbajtur në posedim pushkë automatike së bashku me dy karikator dhe 92 fishek dhe një pistoletë të tipit Crvena Zastava së bashku me dy karikator me nga 22 fishekë, përmes së cilave ka shtënë shtatë herë në ajër në ditën kritike.

    Me çka të pandehurit kanë kryer veprën penale të mbajtja në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.1 të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...
    Lajme15 Janar 2025
    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani...
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.