×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata dënon dy persona për fajde – njërin me 18 muaj burgim dhe 25 mijë € e tjetrin 1 vit burgim e 10 mijë €

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Remzi Jahiri është dënuar me 1 vite e gjysmë burgim dhe 25 mijë euro gjobë pasi akuzohet për fajde përderisa Hilmi Dudi është dënuar me 1 vit burgim dhe 10 mijë euro gjobë pasi ngarkohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të fajdesë.

    Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Çerkini me anëtarë gjykatësit, Valon Kurtaj dhe Mentor Bajraktari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Remzi Jahiri u dënua për veprën penale “fajde” në vazhdimësi ndërkaq Dudi për “ndihmë në kryerjen e veprës penale të fajdes”.

    Po ashtu, gjykata konfiskoi sendet nga të akuzuarit sipas vërtetimit mbi sekuestrimin e atyre sendeve.

    Gjithashtu, gjykata njoftoi palët e pakënaqura për të drejtën e ankesës në afat prej 30 ditësh pasi që aktgjykimi të pranohet tek palët në formë të shkruar.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të ngritur më 22 prill 2022, Remzi Jahiri ngarkohet se ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarve Valon Maliqeviq, Drilon Maloku, Liridon Berisha dhe Valon Krasniqi, duke u dhënë para me fajde në shuma të ndryshme, me kamatë mujore e duke pranuar para në shuma dukshëm joproporcionale.

    Ndërsa, për të akuzuarin Hilmi Dudi thuhet se nga viti 2018 deri më 24 tetor 2019, në restorantin e “Petrol Company” në Fushë-Kosovës, ka ndihmuar të akuzuarin Jahiri në dhënien dhe marrjen e parave për të dëmtuarit e lartcekur, në atë mënyrë që sa herë të dëmtuarit kanë marrë paratë si në dispozitivin e aktakuzës, si dhe kanë kthyer paratë nga i akuzuari Jahiri, prezent ka qenë edhe i akuzuari Dudi.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani do të jetë në Uashington për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për...
    Lajme08 Korrik 2024
    Bislim Zyrapi nuk e vazhdoi krejt ditën e sotme dëshminë e tij ku tani po merret në pyetje nga mbrojtjet e krerëve...
    Lajme08 Korrik 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, aktualisht anëtar i Komisionit për Mbrojtje dhe Çështje të Sigurisë, thotë se fakti që munden me ikë...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Shefi i Stafit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigadë, Ilir Qeriqi me ftesën e Mbretërisë së Bashkuar ishte pjesë në...
    Lajme08 Korrik 2024
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se e ka trajtuar me prioritet çështjen e Klinikës së Hematologjisë,...
    Opinione08 Korrik 2024
    Shkruan: Enver Hoxhaj Në Bundestag, jemi mbledhur për ta nderuar përkrahësin e madh dhe vendimmarrësin e rëndësishëm të njohjes së pavarësisë së...
    Lajme08 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien me të mbërritur në Washington D.C., atje...
    Lajme08 Korrik 2024
    Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Zenun Sadikaj, nuk e sheh si ikje arratisjen e Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës....
    Lajme08 Korrik 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshë֝m Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit M.L, për shkak të dyshimit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.