×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjuriqi do të donte që edhe William Walkerin në Hagë

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq shprehet i bindur se ambasadori William Walkeri është përgjegjës për nxitjen e luftës në Kosovë dhe për agresionin në RFJ (Republikën Federative të Jugosllavisë) raporton Tanjug, transmeton Koha.net.

    Sipas tij ai duhet të përgjigjet bashkë me liderët e “UÇK-së terroriste”, siç e quan ai Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa injoron masakrat e forcave serbe mbi popullsinë civile në Kosovë dhe dëbimin masiv të saj nga trojet e veta.

    “Ai është personi i fundit i cili do të guxonte të flasë për krimet, ndërsa nga të parët i cili do të duhej të përgjigjet për krimet”, ka thënë Gjuriq thuhet në komunikatën për media të kësaj Zyre.

    Ndaj pohimit të Walkerit se Aleksandar Vuçiq do të duhej të përgjigjej për krimet në Kosovë, sepse atëherë ishte ministër në Qeveri (të Millosheviqit – sqarim ynë), Gjuriq ka thënë se Walker “është njëri nga inspiratorët e luftës së ndyrë propaganduese kundër Serbisë dhe qartas i nxitur nga narkodilerët shqiptarë ka vazhduar të luaj rolin e apologjetit të UÇK-së terroriste”.

    William Walker ishte shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, i cili alarmoi botën për krimet serbe në Kosovës, pas masakrës së Raçakut.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.