Marko Gjuriq të jetë drejtor i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën edhe për ca kohë derisa të arrihet një marrëveshje për ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara.
Favorit për “pasardhësin” e tij në këtë pozitë është Petar Petkoviq, aktualisht ndihës i Gjuriqit në këtë zyre, thanë burime jozyrtare nga skena politike serbe për Danas, transmeton Klan Kosova.
Ata gjithashtu thanë se Vuçiq vendosi që Gjuriqi të ishte përfaqësuesi më i lartë diplomatik i këtij vendi në Ëashington “sepse ai ka shumë besim tek ai”.
Petar Petkoviq ishte zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë në kohën kur Vojisllav Koshtunica drejtoi atë parti.
Ai u largua nga DSS në tetor 2014, vetëm një ditë pasi Koshtunica e bëri atë.
Në ndërkohë, ai u bë anëtar i Partisë Progresive Serbe dhe ai ka kryer funksionin e ndihmësit të drejtorit të të ashtuqujturës Zyre Serbe për Kosovën që nga prilli i vitit 2016.