×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjuriq: Në Uashington edhe tema të vështira politike

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se delegacioni i Serbisë në bisedimet me Kosovën në Uashington, është i hapur për një bisedë konstruktive dhe se do të mbrojë “interesat serbe”.

    Gjuriq, i cili është pjesë e delegacionit, u tha gazetarëve se delegacioni dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të paraqesin një agjendë të bashkëpunimit ekonomik midis Beogradit dhe Prishtinës.

    Lexo Edhe:
    Djalin e plagosi rëndë, 10 anëtarë i mbajti peng -Policia thotë se 61-vjeçari në Malishevë ishte i dehur
    Sipas tij, kjo agjendë mund të ndryshojë plotësisht llojin e marrëdhënieve serbo-shqiptare.

    “Jemi përgatitur për projekte serioze të bashkëpunimit midis nesh dhe Prishtinës. Ne kemi përgatitur një spektër të gjerë të projekteve – projekte të infrastrukturës – dhe një mundësi për biznesmenët e rinj. Por, duke u angazhuar në forcimin e lidhjeve ekonomike, jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë interesat serbe”, tha Gjuriq.

    Zyrtari i qeverisë serbe tha se pret që në takimin në Shtëpinë e Bardhë, të vendosen në tryezë të bisedimeve edhe tema të vështira politike.

    “Nëse kjo ndodh, të gjithë ata që kanë ndjekur politikën serbe për tetë vitet e fundit mund ta dinë se përgjigja e shtetit serb ndaj propozimeve konstruktive do të jetë me përgjegjësi. Por ne do të jemi gjithmonë të gatshëm, kur është e nevojshme, të refuzojmë atë që nuk është në interes të Serbisë”, tha Gjuriq.

    Në Shtëpinë e Bardhë sot (e enjte) pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

    O’Brien të mërkurën ka thënë se diskutimet në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.

    Paraprakisht ishte bërë e ditur se diskutimet mes këtyre dy shteteve do të zhvilloheshin më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Për tash, nuk është e sigurt se bisedat do të vazhdojnë edhe pas 4 shtatorit.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, i cili është gjithashtu pjesë e delegacionit serb, i tha Radio Televizionit të Serbisë, se Beogradi ka përgatitur disa propozime në fushën e ekonomisë dhe lidhjeve infrastrukturore.

    Ai vlerësoi se të dyja delegacionet duhet të diskutojnë se si të ndihmojnë projektet inovative, të organizojnë parqe industriale dhe të biznesit, si dhe të tërheqin investitorë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV)....
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Austria po shkon drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë (FPO), pasi përpjekjet për të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Mijëra qytetarë protestuan të dielën në qytetin e Cetinjes dhe kryeqytetin Podgoricë në Mal të Zi, duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësit politikë...
    Të tjera
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka shkuar në Pozharan të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Vip05 Janar 2025
    Gjesti ka ngacmuar Sarën, duke i kujtuar se e ka ftuar për darkë për t’ia shprehur pëlqimin. Ndërkohë që Sara ishte e...
    Vip05 Janar 2025
    Drenusha, Sara dhe Vullneti kanë diskutuar në lidhje me puthjet e Xuxit ndaj Drilonit. “Sikletoset shumë, shumëë, por nuk ia thotë”, tha...
    Lajme05 Janar 2025
    Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale. Këtë padi, Haradinaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.