Ambasadori i Serbisë në Washington i cili deri vonë ushtroi detyrën e drejtorit të të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është e një rëndësie thelbësore për Serbinë dhe popullin e saj.
Ai theksoi se në vitin e ri dhe para administratës së re amerikane, Serbia do të luftojë për një shans të ri për të thelluar dhe përmirësuar marrëdhëniet e përgjithshme me Shtetet e Bashkuara.
“Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është e një rëndësie thelbësore për njerëzit dhe vendin tonë, sepse varet nga ajo dhe është e përshkuar me të gjitha përparësitë e politikës sonë dhe kombëtare,” tha ai në një deklaratë për Tanjug nga Washingtoni.