×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjukanoviçi pranon fitoren e opozitës

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Pas gati 30 vjetësh në pushtet Milo Gjukanoviç është i gatshëm të pranojë vullnetin e qytetarëve dhe të kalojë në opozitë.

    Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se partia e tij është e gatshme ta pranojë fitoren e opozitës nëse tri aleancat politike mund të formojnë një koalicion pas suksesit të tyre në zgjedhjet parlamentare.

    Tri aleancat opozitare siguruan së bashku një shumicë prej 41 deputetësh nga 81 që ka parlamenti i Malit të Zi.

    “Ne respektojmë vullnetin demokratik të qytetarëve”, tha Gjukanoviçi në një intervistë me TV austriak ORF duke shtuar se partia e tij DPS do të luftojë edhe si opozitë për një shoqëri demokratike.

    58-vjeçari ka qenë në pushtet në Malin e Zi në pozita të ndryshme për gati 30 vjet me radhë. Në vitin 2006 Gjukanoviçi e çoi Malin e Zi drejt pavarësisë nga Serbia dhe e shndërroi vendin në një partner të Perëndimit dhe të NATO-s në rajon.

    Jo devijim nga NATO-ja dhe BE-ja

    Tri aleancat opozitare thanë se janë të gatshme të formojnë një qeveri të re dhe se do të vazhdojnë përpjekjet e Malit të Zi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Forca më e fortë mes tyre është Për të Ardhmen e Malit të Zi.

    Themenbilder Wahl in Montenegro: Draginja Vuksanovic (SDP)
    Ky grupim pro serb dhe pro rus dëshiron të formojë tani një qeveri ekspertësh me grupimin e qendrës së djathtë Paqja është Kombi ynë, gjithashtu me orientim pro perëndimor, si dhe me partinë qytetare pro perëndimore URA. Alenca Për të Ardhmen e Malit të Zi e cila ka edhe mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe fitoi 32,55% të votave. Të tri aleancat kanë rënë po ashtu dakord që mos ta vënë në diskutim anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

    Tri aleancat opozitare kanë tre muaj n dispozicion për të formuar qeverinë pas konstituimit të parlamenti të ri./dw/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Me valën e fundit të aksidenteve ajrore, udhëtarët mund të ndihen më pak të sigurt. Por a po bëhet vërtet i pasigurt...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Një grumbull i katërfishtë virusesh po godet SHBA-në pasi miliona kthehen në punë pas pushimeve, tregojnë të dhënat. Shifrat zyrtare tregojnë se...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta mbëmjen e sontme në Lagjen Dardania në Prishtinë. Rastin për Front Online e...
    Sport03 Janar 2025
    Ndërsa afati i transferimeve të janarit 2025 është hapur, klubet po presin me padurim nënshkrime të reja për të forcuar ekipet për...
    Vip03 Janar 2025
    Pasi kishte vite pa e parë, artistja Parashqevi Simaku u takua më në fund sot me djalin e saj, Luke. Pamjet të...
    Lajme03 Janar 2025
    Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi tri orë sa ishin duke pritur më herët, tani mërgimtarët...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për...
    Vip03 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, i 23-ti me radhë, i cili si zakonisht padyshim që premton shumë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.