India për herë të parë që nga pavarësia do të ndalojë të ofrojë shkolla fillore ku gjuha kryesore për mësimdhënie është anglishtja, njoftoi qeveria indiane, e cila gjë ndodh për herë të parë pas 34 vjetëve.
Kabineti i kryeministrit, Narendra Modi miratoi Politikën e re Kombëtare të Arsimit që do të hapte rrugën e “reformave transformuese” në shkolla dhe arsim të lartë, shkruan theindependent.
Pra, shkollat fillore private dhe të drejtuara nga qeveria, do të duhet të zhvillojnë mësime ose në” gjuhën amtare” të fëmijëve ose “gjuhën rajonale “- me fjalë të tjera, jo anglisht.
Shkollat e mesme angleze janë favorizuar tradicionalisht nga familjet më të pasura dhe të mesme indiane, ku aftësimi gjuhësor shihet si hapje e portave për mundësi më të mëdha ndërkombëtare në arsimin e lartë dhe më gjerë, transmeton Telegrafi.
Në të kundërt, Modi tha se politika e re do të “promovojë gjuhët indiane”, një veprim i cili ka të ngjarë të mirëpritet nga baza nacionaliste e kryeministrit.
Ndryshe, hindishtja flitet nga rreth 43 për qind e indianëve, vetëm pak më shumë se gjysma e atyre e quajnë atë “gjuhën e tyre amtare” dhe shumë shtete jugore janë me zë të lartë ndaj atyre që e shohin si imponim të gjuhës nga veriu.