Gjuajtje me armë ka pasur në mes të fshatit Landovicë dhe Gjonaj të Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, i cili ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga këto të shtëna.
“Nuk ka të lënduar dhe njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Një veturë dhe një gëzhojë është gjetur në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv