×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi: LDK-në dhe LVV-në i bashkon asosiacioni ekzekutiv

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një shkrimi në facebook thotë se LDK-në dhe LVV-në i bashkon asociacioni me kompetenca ekzekutive. Gjoshi thotë se edhe pse këto dy parti nuk janë bashkë në pushtet ata kanë të përbashkët premtimin për Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

    “Ky asociacion me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe është mbështetur në heshtje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin K. sa ishin në Qeveri. Kjo është veç njëra prej arsyeve pse disa zyrtarë evropianë kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë antiamerikane të udhëhequr nga Albin K. dhe Vetëvendosje. LDK-ja kishte heshtur për këtë sa ishte në Qeveri, por edhe sot kryeministri Avdullah Hoti në heshtje ka vendosur të merret me një temë të rrezikshme për Republikën e Kosovës”, tha ai.

    Tutje Gjoshi thotë se kryeministri Hoti po përgatitet të negociojë në Bruksel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Asociacionin.

    Postimi i plotë i Gjoshit:LDK-NË DHE VV-NË I BASHKON ASOCIACIONI EKZEKUTIV

    LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk janë bashkë në Qeveri prej qershorit, por këto dy parti politike e kanë të përbashkët një gjë – këto e kanë premtuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

    Ky asociacion me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe është mbështetur në heshtje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin K. sa ishin në Qeveri. Kjo është veç njëra prej arsyeve pse disa zyrtarë evropianë kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë antiamerikane të udhëhequr nga Albin K. dhe Vetëvendosje.

    LDK-ja kishte heshtur për këtë sa ishte në Qeveri, por edhe sot kryeministri Avdullah Hoti në heshtje ka vendosur të merret me një temë të rrezikshme për Republikën e Kosovës.Ky kryeministër po përgatitet të negociojë në Bruksel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Asociacionin.

    Sot qyetatrët e Republikës së Kosovës duhet të marrin përgjigje në këto dy çështje –1). Albin K. dhe Vetëvendosje duhet të tregojnë se çka saktë janë pajtuar me zyrtarët e BE-së se janë në gjendje që t’i japin Serbisë si kompromis vetëm e vetëm për të marrë mbështetje publike prej tyre?2).

    Avdullah Hoti duhet të kundërshtojë hapur dhe pa asnjë hezitim se nuk do të pranojë asnjë diskutim për të rihapur tema që janë mbyllur.

    Thirrjet e Presidentit Thaçi për rrezikun e rihapjes të çështjes së Asociacionit duhet të alarmojnë LDK-në që ka rol prijës në këtë dialog. Kjo parti dhe aleatët e saj në qeveri janë tërësisht përgjegjës për çdo devijim.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me 14.07.2025, rreth orës 21:20, është njoftuar nga QMF-Klinё, se njё person...
    Lajme15 Korrik 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar VV-në për moskonstituimin e legjislaturës së nëntë. A ka bërë me dije se...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nga 1 janari deri më 14 korrik janë shqiptuar gjithsej 24 mijë e 115 gjoba për kundërvajtje në trafik në rajonin e...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Dy të dyshuar të përfshirë në një rrahje e cila ndodhi më 4 korrik të këtij viti në rrugën “Uesli Klark” në...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendimi për të vazhduar me shitjen e armëve i dërgon një mesazh të...
    Vip15 Korrik 2025
    Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë përsëri në qendër të vëmendjes pas fotove të reja që i kapin së bashku, duke vëetuar...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se pati diskutime përmbajtësore dhe vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar me homologun e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka...
    Lajme15 Korrik 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se vazhdon të sigurojë stabilitet energjetik për vendin. Në njoftim thuhet se, gjatë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.