Para disa netësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në një debat televiziv i kishte quajtur gazetarët “zagarë”.
Këtë çështje e ka komentuar zëvendësi i tij në AAK, Ardian Gjini.
Gjini në emisionin Info Magazine tha se nuk është dashur që Haradinaj ta përdorte këtë fjali.
“Me siguri edhe këto dalin prej stresit. Unë e di që kryetari Haradinaj ka respekt për një numër të madh të gazetarëve. Ai e ka dëshmuar edhe me sjell. Unë po i jap të drejtë vetës të them se nuk ka qenë dashur të përdorët ajo fjalë”.
Mirëpo ai theksoi se edhe gazetarët duhet ta shohin vetën si pjesë të Kosovës.
“Nganjëherë ne e gjuajmë vetën në këmbë e qëllojmë vetën në këmbë. Unë e di që gazetarët kanë të drejtë të shkruajnë edhe jemi shumë më përpara se gazetarët e rajonit me lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe me gazetarinë. Ne e kemi ndjenjën se edhe gazetarët duhet ta shohin vetën si pjesë e Kosovës. Ndoshta është përshtypje e gabuar. Në të shumtën e rasteve e shohin. E di që është e kontestueshme. Numri dy i Aleancës shtoi se ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka pasur gjithmonë respekt për gazetarët edhe kur ata e kanë sulmuar atë”.