×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjinekologjia mbyll repartin për Covid-19

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Gjinekologjia mbyll repartin për Covid-19

    Ismaili ka bërë të ditur se tashmë kanë mbyllur repartin ku trajtoheshin të infektuarit me Covid-19.

    Ai ka thënë se reparti është mbyllur në muajin gusht dhe tani janë duke i trajtuar vetëm rastet gjinekologjike.

    “Ne kemi pasur një repart të dedikuar për Covid, kemi bërë kërkesë për shtimin e stafit, qoftë për mjekë qoftë për infermierë, mirëpo me zvogëlimin e numrit të rasteve me Covid, është larguar edhe reparti i operativës, tani jemi duke trajtuar raste gjinekologjike”, ka theksuar ai për Front Online.

    Ai është shprehur se Klinika e Gjinekologjisë ka mjaftueshëm hapësirë dhe shtretër për të trajtuar të gjitha rastet.

    Ndërsa, sipas tij edhe furnizimi me pajisje medicionale është i mjaftueshëm.

    “Klinika është e madhe dhe ka 350-360 shtretër. Meqenëse kjo është sëmundje e re dhe na atakoi përnjëherë, nuk mund të themi se kemi pasur as mungesë të pajisjeve”, ka theksuar ai për Front Online.

    Ismaili ka shtuar se gratë shtatzëna infektohen më lehtë me virusin Corona për shkak që imuniteti i tyre është më i dobët.

    Megjithatë, fatmirësisht ai ka thënë se për shkak të aplikimit të masave mbrojtëse, Kosova ka pasur numër më të vogël të grave shtatzëna të infektuara./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjetorin e 35-të të themelimit të kësaj partie, duke publikuar në Facebook...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, në...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinës. Kështu ka thënë Policia e rajonit të Pejës në...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Përkrahja dhe bashkëpunimi me ministrin Nenad Rashiq, serbëve të Kosovës po iu kushton me kërcënime e përjashtime nga puna. Njëra ndër viktimat...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi me inicialet V.N, siç thuhet në njoftimin...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit po ofrohen. E  nuk do të mungojnë as ditët e pushimit, për punëtorët e institucioneve publike. Ministria e Punëve...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Arabia Saudite e ka ndaluar alkoolin gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2034, i cili do të mbahet në këtë vend. Media...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në lansimin e pilotimit të Programit të Kuponëve në kuadër të projektit...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.