Një person është arrestuar nga Policia në Gjilan i dyshuar për “armëmbajtje pa leje”.
Këtë e ka bërë të ditur Policia përmes një komunikate për medie, ku janë konfiskuar edhe prova materiale.
Komunikata e plotë:
Me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e stacionit policor në Gjilan (NJHK) në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr një operacion bastisje-kontrolli në fshatin Kufc i epërm ( K.K. Novobërdë), lidhur me një rast të mëhershëm (në kërkim të disa dëshmive) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në objektet ndihmëse (hambarë) të personit të dyshuar mashkull kosovar (viti i lindjes 1967) janë gjet dhe konfiskuar si dëshmi materiale:
Me urdhër të Prokurorisë kompetente i dyshuari dërgohet për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore./FrontOnline/