×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania shemb centralin atomik

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Gjermania po ndjek politika të gjelbra për prodhimin e energjisë, larg asaj ato atomike dhe të qymyrit. Një tjetër central bërthamor u nxor të enjten jashtë pune në qytezën e Filipsburgut në jugperëndim. Deri në vitin 2022, shpresohet të dalin jashtë funksionit edhe 6 reaktorë që tani janë aktivë.

    Një shpërthim i komanduar rrëzoi të enjten në mënyrë spektakulare centralin e fundit atomik të Gjermanisë jugperëndimore.

    Reaktori i Filipsburgut ishte një nga 17 qendrat që vendi shfrytëzon për prodhim energjie, por që qeveria ka vendosur t’i nxjerrë jashtë pune brenda vitit 2022.

    Kullat e ftohjes së centralit u çaktivizuan fundvitin e kaluar pas 35 vjetëve në funksion.

    Ato shembën në orët e para të mëngjesit për t’i liruar hapësirën transformatorit të ri që do shërbejë si pikë për shpërndarjen e elektricitetit nga veriu në jug të Gjermanisë.

    Ora e shpërthimit u mbajt e fshehtë për të evituar mbledhjen e turmave në rrethanat e pandemisë, ndërsa operacioni u përshëndet nga organizatat ambientaliste.

    “Shembja e reaktorit është gjë e mirë. Zhurma e shpërthimit duhet të jetë sinjal për një fillim të ri pa burime energjie të dala kohe. Energjia atomike dhe ajo me qymyr janë të vjetruara, ndaj na duhet t’u lëmë hapësirë energjive alternative, duke shembur jo vetëm këto kulla, por edhe forcat që bllokojnë zgjerimin e energjisë së rinovueshme në Gjermani,” u shpreh një aktivist i organizatës “Greenpeace”.

    Që prej katastrofës së vitit 2011 në reaktorin atomik të Fukushimës në Japoni, në Gjermani janë shtuar protestat kundër kësaj lloj energjie.

    Ndërkohë, presioni për burime të gjelbra energjie ka shtyrë kancelaren gjermane, Angela Merkël, të parashikojë edhe mbylljen e centraleve të vendit me qymyr brenda vitit 2038, të cilat përgjatë dy dekadave të ardhshme do zëvendësojnë prodhimin e centraleve bërthamore.

    Studiuesit vendës thonë se kostot e mbylljes së këtyre centraleve do të jenë të larta pasi Gjermania nuk është ende gati të përmbushë nevojat për energji me resurse elektrike alternative.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.