×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania i rihap kishat

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Kishat në mbarë Gjermaninë janë duke mbajtur mesha të dielën, për herë të parë pas gjashtë javësh pushimi, pasi qeveria filloi t’i lehtësojë masat e izolimit. Sidoqoftë, shërbyesit kishtarë dhe besimtarët duhet të vendosin maska, të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe nuk kanë të drejtë të këndojnë.

    Shumë kisha gjermane janë rihapur të dielën në mëngjes pasi shumica e tyre qëndruan të mbyllura për më shumë se një muaj si pjesë e masave për luftimin e përhapjes së koronavirusit.

    Katedralja e Këlnit, kisha më e madhe në Evropë dhe vendi më i vizituar në Gjermani, e ka planifikuar një ceremoni të veçantë për miqtë e kishës. Punëtorët, anëtarët e korit, lexuesit e teksteve dhe djemtë e altarit u ftuan në ceremoninë ku do të marrin pjesë vetëm 122 persona në objektin që normalisht i pret 20 mijë vizitorë në ditë.

    Përpos respektimit të masave higjienike, njerëzit gjithashtu duhet ta mbajnë distancën sociale prej 1.5 metrave mes njëri-tjetrit. Për më tepër, të gjitha llojet e kontaktit fizik janë të ndaluara.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi më herët gjatë kësaj jave se kishat, muzetë, kopshtet zoologjike dhe hapësirat e lojërave për fëmijë do të rihapen gradualisht, shkruan “Deutsche Welle”, transmeton Gazeta Express.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.