×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania dhe Polonia duan bashkëpunim më të ngushtë

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Kancelari Scholz vlerësoi mikpritësit e tij gjatë vizitës së tij në Poloni. U ra dakord gjithashtu për një plan veprimi. Për çështjen e diskutueshme të reparacioneve të Luftës II Botërore pati pak elementë konkretë.

    Gjermania dhe Polonia duan t’i japin shtysë të re bashkëpunimit të tyre me një plan veprimi. Kjo thuhet në një dokument prej 40 faqesh për konsultimet ndërqeveritare gjermano-polake të publikuar nga qeveria gjermane.

    “Vetëm së bashku mund të përballemi me sfidat globale të kohës sonë, vetëm së bashku mund të mbrojmë sigurinë e Evropës”, deklaroi kancelari Olaf Scholz në fund të takimit në Varshavë. Gjermania dhe Polonia janë tashmë “fqinjë të mirë, partnerë të ngushtë dhe miq të besueshëm”, por ata duan të “krijojnë një dinamikë të re” duke zgjeruar bashkëpunimin e tyre në shumë fusha, tha Scholz.

    Kryeministri polak Donald Tusk tha se ai e sheh Gjermaninë si një forcë udhëheqëse “për sigurinë e përbashkët të Evropës, përfshirë Poloninë”.

    Më shumë bashkëpunim në mbrojtje

    Pjesa më e madhe e planit të përbashkët të veprimit merret me çështjen e mbrojtjes. Polonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një nga mbështetëset më të përkushtuara politike dhe ushtarake të Ukrainës. Për më tepër, Polonia, i cili kufizohet jo vetëm me Ukrainën, por edhe me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit, ka marrë një rëndësi të re si shtet i vijës së parë të frontit.

    Në dokumentin e përbashkët thuhet: “Ne do të forcojmë ndërveprimin dhe standardizimin e aftësive tona mbrojtëse, do të rrisim aftësitë e prodhimit dhe do të nxisim investimet në industrinë tonë të mbrojtjes.” Do të zhvillohen iniciativa të përbashkëta në fushën e armatimit dhe municionit. Bëhet fjalë edhe për rritjen e rezervave për pjesët për tanket “Leopard”, me të cilat të dyja vendet kanë furnizuar Ukrainën. Polonia dhe Gjermania duan gjithashtu të vazhdojnë forcimin e “shtyllës evropiane në NATO”, pasi ajo kontribuon ndjeshëm në potencialin parandalues të Aleancës.

    Asnjë angazhim specifik për kompensimet

    Plani nuk përmban ndonjë marrëveshje konkrete financiare për dëmshpërblimet e Luftës II Botërore. Tuski ka theksuar në të kaluarën se pret kompensim material dhe moral nga Gjermania për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    “Gjermania është e vetëdijshme për peshën e fajit të saj, për përgjegjësinë e saj për miliona viktimat e okupimit gjerman dhe për misionin që rrjedh prej tij”, tha Scholz-i në një konferencë të përbashkët për shtyp me Tusk-un. “Situata e viktimave të moshuara na prek shumë dhe do të marrim masa edhe në këtë drejtim”, deklaroi politikani i SPD-së. Megjithatë, Scholz nuk specifikoi se kur dhe sa kompensim do të jepet për rreth 40.000 viktimat e pushtimit gjerman të Polonisë, që janë ende gjallë.

    Tusk: Së shpejti do të ketë ndihmë për viktimat e okupimit

    Megjithatë, sipas Tuskut, ndihma e paralajmëruar duhet të jepet së shpejti: “Nuk është çështje vitesh, por muajsh”, tha kryeministri. Ndihma e premtuar nga qeveria gjermane për viktimat e okupimit do të shërbente për hapje të re në marrëdhëniet gjermano-polake. “Sepse gjestet e mira janë gjithashtu shumë të rëndësishme në politikë”, tha Tusku.

    Vitet e fundit, qeveria nacional-konservatore e partisë PiS, e cila drejtoi Poloninë nga viti 2015 deri në 2023, i dëmtoi marrëdhëniet me tone antigjermane dhe kërkesa për dëmshpërblime që arrijnë në 1.3 bilionë euro. Që nga ndryshimi i qeverisë në dhjetor, toni nga Polonia është bërë më miqësor.

    Vend kujtimi dhe tekst mësimor

    Plani i veprimit përmend ndërtimin e një shtëpie gjermano-polake në Berlin, si një projekt në shërbim të pajtimit. Shtëpia synon të përkujtojë historinë e ndërlikuar gjermano-polake dhe pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) dhe të krijojë një vend kujtimi për viktimat polake. Të dyja palët theksojnë rëndësinë e përfundimit sa më të shpejtë të kësaj ndërtese, siç tregohet në dokument. Të dyja palët gjithashtu marrin përsipër të përdorin si material mësimor librin shkollor të historisë gjermano-polake me titull “Evropa – Historia jonë”.

    Scholz udhëtoi në Varshavë për konsultime qeveritare së bashku me dymbëdhjetë ministra federalë. Ishte hera e parë që ky takim mbahej që nga nëntori 2018./DW/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Pjesëmarrja e princeshës Kate, në Kampionatin e turneut më prestiogjioz të tenisit në botë, Wimbledon, ende mbetet problematike. Sipas mediave britanike prezenca...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimeve në Berlin u ka thënë gazetarëve se në të gjitha bisedat me zyrtarët...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Në Dhërmi sot ka pasur zjarr, i cili bëhet e ditur se është përhapur edhe si pasojë e erës së fortë. Në...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është lajm i mirë që blloku operativ i rinovuar në Kirurgjinë Torakale është pajisur me filter...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Pjesëmarrja e princeshës Kate, në Kampionatin e turneut më prestiogjioz të tenisit në botë, Wimbledon, ende mbetet problematike. Sipas mediave britanike prezenca...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretentoi t’i ketë parë duke fluturuar dronët e Kosovës “Bayraktar”. Sipas tij kjo u bë për t’i...
    Lajme04 Korrik 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ish-ambasadore e Kosovës, në Bruksel, për FrontOnline thotë se i kanë parë në vazhdimësi shqetësimet e SHBA-ve...
    Lajme04 Korrik 2024
    Në përvjetorin e pavarësisë së ShBA;ve, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se përveç urimeve të zyrtarëve të qeverisë, për ShBA’të...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimeve në Berlin u ka thënë gazetarëve se në të gjitha bisedat me zyrtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.