×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjenerali amerikan në Tiranë, takohet me Begajn

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Komandanti ushtarak i NATO-s, gjeneral Christopher Cavoli ndodhet në një vizitë Shqipëri, ku është takuar me presidentin Bajram Begaj. Në bisedën me gjeneralin Cavoli, kreu i shtetit vlerësoi ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.

    Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Begaj theksoi ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.

    “Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, u shpreh Begaj.

    Gjatë takimit u bisedua edhe për forcimin e partneritetit strategjik, në një kohë, të cilën presidenti Begaj e konsideroi si “të paprecedentë për sigurinë”,  duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

    “Këto konflikte kanë ndikimin e tyre negativ edhe në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën”, u shpreh presidenti Begaj.

    Po ashtu, Begaj i shprehu mirënjohjen gjeneralit për punën e kryer nga KFOR-i në Kosovë, duke shprehur njëherazi mbështetje ndaj këtij misioni për sigurinë në Kosovë dhe rolin si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

    Gjenerali Cavoli ka zhvilluar  po ashtu edhe një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA në vendin tonë Nensi (Nancy) VanHorn. Ai do marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut.

    “Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forcave Supreme Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, po viziton Tiranën për të marrë pjesë në Konferencën e 27 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut, si dhe për t’u takuar me udhëheqës shqiptarë, përfshirë Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti gjeneralin Cavoli në ambasadë, ku u takua me pjesëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës për t’i falënderuar për shërbimin e tyre. Vizita përforcon aleancën dhe partneritetin e fortë mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes, përfshirë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë që trajnohen krah për krah”, shkruan ambasada në rrjetin social Facebook.

    Gjenerali Cavoli pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me “planin e fitores së Ukrainës”. Ai u shpreh se ka disa pika në...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Policia e Shtetit i ka bërë apel sot qytetarëve për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”. Sipas policisë, kohët e fundit, në...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kompania që zotëron Facebook-un, Meta, tha se do të ndalojë disa media shtetërore ruse në platformat e saj, përfshirë RT-në dhe Rossiya...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se takimi trepalësh me Petar Petkoviqin, kryenegociatorin serb, dhe Miroslav Lajçak, emisarin...
    Lajme17 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë kundër shtatë personave nën dyshimin për veprat penale, “Fajde”, “Ndihma...
    Sport17 Shtator 2024
    Barcelona e nisi mjaft mirë sezonin e ri në La Liga duke i fituar pesë ndeshjet e para të kampionatit. Një prej...
    Vip17 Shtator 2024
    Dea Michele, ditën e sotme ka publikuar një postim ku ju bën thirrje të gjithë ndjekësve të saj të marrin një mace....
    Lajme17 Shtator 2024
    Autoritetet komunale të Mamushës përmes një shkrese adresuar te Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë kërkuar që nxënësit e komunitetit...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit Ilir Peci, po e dënon fuqishëm sulmin ndaj shtëpisë me pronar shqiptar në veri. ”Sulmet e tilla,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.