×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjeneral Rama ndanë mirënjohje për personelin mjekësor

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Mjekësore të FSK-së, dr. Shkëlzen Syla, ndanë mirënjohje për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike me motivacion për bashkëpunimin e ngushtë me Qendrën Mjekësore të FSK-së, përkrahjen dhe mbështetjen e ofruar për FSK-në si dhe shërbimet dhe kujdesin permanent të ofruar për personelin e FSK-së gjatë këtij viti në krizën e pandemisë COVID-19. Në pritjen e veçantë për drejtuesit e SHSKUK-së, kryesuar nga ana e u.d. drejtorit të saj, Dr. Valbon Krasniqi, të bërë në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, përveç gjeneral Ramës dhe dr. Sylës e pranishme ishte edhe këshilltarja e NALT-it për shëndetësi, nënkolonel, Anika Benesch.

    Me këtë rast, gjeneral Rama falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për personelin mjekësor të SHSKUK-së dhe IKSHPK-së, të cilët edhe pse gjatë tërë kohës ishin “në vijën e parë të frontit”, ofruan kujdesin e veçantë për personelin e FSK-së. Gjeneral Rama vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërinstitucional në përgjithësi dhe atë me SHSKUK-në dhe IKSHPK-në , në periudhën e krizës së pandemisë COVID-19 në veçanti.

    Nga ana e tij, dr. Valbon Krasniqi nga SHSKUK dhe dr. Xhevat Jakupi nga IKSHPK, shprehën vlerësimin e lartë të bashkëpunimin me Qendrën Mjekësore të FSK-së, respektivisht, drejtorin e saj, dr. Shkëlzen Sylën si dhe mirënjohjen për angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen me materiale, pajisje mjekësore dhe personel profesional gjatë gjithë periudhës së menaxhimit të krizës së pandemisë për nevojat e tyre.

    Në fund, gjeneral Rama, dr. Krasniqi, dr. Syla dhe dr. Jakupi , u pajtuan që bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve respektive, të intensifikohet edhe më shumë në funksion të interesit të ndërsjellë për përmbushjen sa më të suksesshme të detyrave dhe përgjegjësive institucionale dhe profesionale.

    Vizita u përmbyllë me urimet e ndërsjella për vitin e ri si dhe me vizitën në ambientet e Qendrës Mjekësore të FSK-së.

    Me motivacionin e njëjtë, gjeneral Rama, mirënjohje u ka ndarë edhe klinikave të SHSKUK-së dhe spitaleve rajonale të vendit.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, i deleguari i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur në Shkodër. Kjo si rezultat i të shtënave me armë në fshatin “Golem”, rreth orës 17:50....
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vëmendjen e duhur të shtetit, shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike. “Arkeologjia si asnjëherë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa foto nga ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Shtatorja u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste se shumë shpejt do të prezantohet një plan...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur në orët e para të së dieles në Zonën Industriale, në afërsi të diskotekave. Dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.