×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendje e rënduar me Covid, vjen lajmi i fundit nga Klinika Infektive

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Gjendja me Covid-19 në Kosovë po vazhdon të jetë e rënduar.

    Vetëm gjatë ditës së djeshme  në vend janë raportuar rekord infektimesh, ku nga  tre mijë e 470 mostra, janë regjistruar 923 raste pozitive me virusin Sars-Cov2, derisa kanë vdekur 14 persona, shkruan Front Online.

    E, gjendje më e rëndë po paraqitet në Klinikën Infektive, ku tashmë që një kohë nuk ka mbetur asnjë shtrat i lirë.

    Kjo për shkak, se edhe ata shtretër që po lirohen brenda ditës po zëvendësohen menjëherë me pacientë të tjerë që po sillen në Klinikën Infektive.

    Që gjendja në këtë klinikë është e vështirë, e ka pranuar edhe infektologu, Murat Mehmeti.

    Mehmeti, për Front Online ka thënë se fluksi i pacientëve është mjaftë i madh në Klinikën Infektive.

    “Po vazhdon edhe më tutje të ketë fluks mjaftë të madh të pacientëve , po ashtu prej tyre ka mjaftë pacientë në gjendje të rëndë që janë me insufiencë respiratorë . Ndërkohë që në Klinikë numri i pacientëve vazhdimisht është rreth 116 deri në 120”, ka deklaruar Mehmeti, për Front Online.

    Që s’ka shtretër të lirë e ka thënë edhe infektologu, Mehmeti.

    “Pra , të gjithë shtretërit janë të zënë, sapo lirohen disa menjëherë zihen nga pacientët e tjerë që sillen në Klinikë”, është shprehur ai.

    Ndërsa, i pyetur se a duhet të ndërmerren masa të reja, duke parë gjendjen e rënduar në vend, Mehmeti ka pohuar se kjo është çështje e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Sa i përket masave për t’u ndërmarrë është kompetencë e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ai.

    E, gjatë ditës se djeshme, Front Online ka kërkuar përgjigje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me atë se a do të ketë masa të reja në vend, por se në këtë të fundit kanë deklaruar se ende mbesin në fuqi masat e reja.

    “Situata epidemiologjike i nënshtrohet monitorimit ditor nga IKSHPK-ja dhe analizave të rregullta epidemiologjike. Varësisht nga rrjedha e saj mund edhe të propozohen masa të ndryshme, por tash për tash mbesin në fuqi masat e ndërmarra më herët”, kanë thënë dje në MSh, për Front Online.

    Gjatë 31 ditëve të muajit mars në Kosovë janë konfirmuar 21 mijë e 59 raste të reja me koronavirus, ndërkaq numri i të vdekurve në këtë muaj ka qenë 273.

    Sipas statistikave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në baza ditore, numri i të shëruarve gjatë marsit 2021 ka qenë 14 mijë e 564 persona.

    Në mbrëmjen e 28 marsit, në Kosovë arritën dozat e para të vaksinës kundër Coronavirusit.

    Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Kosova është vendi i fundit që ka siguruar vaksina anti-Covid, derisa vaksinimi i personelit mjekësor i cili ka filluar të hënën është duke vazhduar ende./Front Online/

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.