×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një person në Veternik, dyshohet për vetvrasje

    FrontOnline
    17 Prill 2021
    Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës.

    Policia rreth orës 11:00 ka pranuar informatë për një vdekje të dyshimtë në lagjen Veternik.

    Sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes ka elemente të një vetëvrasje të mundshme, por policia me kujdes po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.

    Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo gjithashtu tha se policia po ndërmerr hetimet e duhura forenzike dhe të ekzaminimit që dërgojnë në sqarimin e plotë të rastit.

    “Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në lagjen Veternik të Prishtinës. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, tha Ahmeti.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u bë i zëshëm në kërkesën e tij për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e Vetëvendosjes, Mirlinda Tishukaj, ka reaguar për situatën që po krijohet rreth koordinatores së komiteteve, Dejona Mihali. Ajo shprehu shqetësimin për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, reagoi ndaj bisedës mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, duke e cilësuar atë si një shuplakë për...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela, i ka uruar qytetarët e Shqipërisë për hapjen e...
    Sport15 Tetor 2024
    Ajo që fillimisht duhet të bëjnë futbollistët e kombëtares së Kosovës, padyshim që është fitorja e sotme ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”....
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova U-17 ka barazuar 4:4 si mysafir i Kazakistanit, 4:4, në kualifikimet për Kampionat Evropian. Dardanët tre herë u gjendën në disavantazh,...
    Sport15 Tetor 2024
    Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë dy nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit. Rivaliteti i tyre mbi 15 vjet...
    Lajme15 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi i ka konfirmuar bisedat e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.