Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Pejë 22.07.2022-14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë me ç’rast vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kompetent. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raport./Front Online