Një person ka vdekur derisa ishte në fushë në Krajk të Prizrenit.
Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Krajk , Prizren 03.10.2022-14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull kosovar , i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline