Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Sipas policisë, mjeku ka konstatuar për vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.
Rasti po hetohet.
“Prishtinë 24.03.2022 – 04:08. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline