Një mashkull nga Shtimja ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Policia, ka njoftuar se njësitë e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim në mënyrë të sigurt e kanë bërë shpërthimin e mjetit
“Shtime 15.09.2022 – 12:02. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim në mënyrë të sigurt e kanë bërë shpërthimin e mjetit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online