Në fshatin Novosellë të Pejës një person ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet shpërthyes.
Njësia e dominimit të FSK-së ka intervenuar e cila ka bërë tërheqjen e mjetit që sipas tyre kishte mbetur që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Fsh. Novosellë, Pejë 03.06.2022 – 18:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë shpërthyes. Njësia e deminimit të FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit që sipas tyre kishte mbetur nga lufta e dytë botërore. Nuk raportohet për ndonjë incident”, njofton policia.