Një roje e një lokali në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është gjetur i vdekur dje në lokalin ku punonte.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.
Hajdini ka bërë me dije se për rastin janë njoftuar nga pronari i lokalit.
“Rasti ka ndodhur dje. Ne jemi informuar se është gjetur i vdekur një roje që ka qenë duke e siguruar një objekt afarist në fund të rrugës “Vëllezërit Gërvalla”, ka vdekur në një. Pronari i lokalit na ka njoftu ne edhe ekipet mjekësore, të cilat e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës. Viktima është i moshës 60-vjeçare. Vdekja dyshohet se është natyrale, meqenëse dyshohet se viktima ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Hajdini.