Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj.
Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Nga kjo zyrë kanë shtuar se personi në fjalë është B.K. i lindur në vitin 1945, dhe pati vdekje natyrale.
“Sot rreth orës 10:20 jemi njoftuar se në Entin Special-mental në Ferzaj personi B.K i vitit 1945 me të meta mentale ka vdekur, vdekje natyrale. Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar, për këtë rast është njoftuar Prokurori kujdestar dhe është hap rast hetimi mbi vdekjen”, thuhet në përgjigje.