Një burrë është gjetur i vdekur dje në orët e pasdites në Kaçanik.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është lejuar familjarëve për ceremoni mortore.
“Fusha e Pajtimit, Kaçanik 22.04.2022 – 15:50. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, bën të ditur Policia përmes raportit 24 orësh./FrontOnline