Dy meshkuj janë arrestuar nën dyshimin për “mundësim ose detyrim në prostitucion”, ndaj një vajze e cila është raportuar e zhdukur me daten 8 tetor.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“PERSON I ZHDUKUR&MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTUTICION /Skenderaj 08.10.2022-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur ndërsa e njëjta është gjetur dhe dërguar në QMGF Mitrovicë Jugu. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online