Një grua është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në Prishtinë. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një 54 vjeçare e cila kishte jetuar e vetme.
“Rreth orës 12:00 është marrë informata se në rrugën ” Hasan Prishtina ” në Prishtinë një person që jeton e vetme ka kohë që nuk është vërejtur të del nga shtëpia. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se viktima një femër 54 vjeç është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë ekzaminuese të policisë, prokurori i shteti, mjekësia ligjore si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Borovci.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, përderisa për rastin policia ka filluar një hetim për vdekje në rrethana të dyshimta.