Dy vajza janë gjetur pa shenja jete në Mitrovicë, ku policia i ka cilësuar si vdekje të dyshimta.
Siç bën të ditur policia, viktima e parë është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen.
Ndërsa, vdekjen e viktimës së dytë e ka konstatuar mjeku kompetent, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“VDEKJE E DYSHUAR- Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.