×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjatë vitit 2024 janë realizuar gjithsej 30 ekstradime, në Kosovë erdhën 19 të kërkuar

    FrontOnline
    07 Korrik 2024

    Kosova ani pse nuk është e anëtarësuar në organizatën “INTERPOL”, arrin të lëshoj urdhër-arreste ndërkombëtare përmes zyrës së UNMIK-ut në Kosovë.

    Kjo mundëson që personat që kanë kryer ndonjë krim eventual brenda territorit të Kosovës të ndiqen edhe jashtë tij.

    Megjithatë, organet e rendit në Kosovë arrijnë edhe të kapin persona që shtetet e tjera kanë lëshuar urdhra të tillë, e që ata gjenden në Kosovë, për t’i ekstraduar më pas.

    E sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri i personave që janë ekstraduar në Kosovë është më i madh.

    “Nga shtetet tjera në Kosovë janë ekstraduar 19 persona, ndërsa nga Kosova në shtetet tjera janë ekstraduar 11 persona. Gjithashtu, gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar kemi pas 21 ekstradime të realizuara, çka nënkupton se ka rritje të numrit të ekstradimeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,” thuhet nga Ministria e Drejtësisë.

    Avokati Asdren Bytyqi, thotë se marrëveshjet për ekstradim Kosova i ka me një numër të caktuar shtetesh.

    “Para se organet e rendit tona kryejnë ndonjë kërkesë për ekstradimit, fillimisht duhet të ketë raporte apo fillimisht marrëveshje reciproke të ekstradimit me ato shtete, pra marrëveshje bilaterale për ekstradimin e atyre personave dhe të dyshuar edhe të dënuar,” thotë Bytyqi.

    Ndërkohë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tregojnë procedurat që duhet ndjekur, një shtet në rastet e tilla.

    “Në momentin kur institucionet në Kosovë, e kuptojnë që një person që është duke i ikur drejtësisë gjendet në një vend të caktuar, fillimisht prokurori i rastit, bënë kërkesë për ekstradim të gjykata kompetente, pastaj ajo e drejton tek Ministria e Drejtësisë, ku këta të fundit kontaktojnë Ministrinë e Drejtësisë së shtetit përkatës”, tha Ehat Miftaraj, Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Kosova nuk ka raporte bilaterale për ekstradim me disa shtete, përfshirë me ato të rajonit, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, ani pse ka pasur kërkesa drejtuar vendeve./Tv Dukagjini

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka deklaruar se familja Jashari nuk ka ndërhyrë asnjëherë në konkursin për Projektin...
    Lajme19 Shtator 2024
    Të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe grupe të tjera të ndjeshme nga sot do të marrin shërbime juridike falas në klinikën për...
    Lajme19 Shtator 2024
    Në Junik, në kuadër të "Javës ndërkombëtare - dita pa makina", janë shënuar aktivitete në përpjekje të ndërgjegjësimit dhe edukimit të qytetarëve....
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Parlamenti Europian ka miratuar me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian...
    Sport19 Shtator 2024
    Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi aventurën e re në Ligën e Kampionëve e ka nisur me fitore. ‘Los Blancos’ mundën...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se integrimi evropian mbetet objektivi parësor i Kosovës. Në diskutimin “Kosova dhe BE-ja: Dinamikat dhe perspektiva aktuale”...
    Lajme19 Shtator 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se mbi 21 ton peshk i llojit Merlic nuk i kanë lejuar të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Një zyrë, kompjuter, qasje në regjistrin civil zyrtar dhe rreth katër vjet kohë. Këto kushte besohet se iu deshën një zyrtari komunal...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.