Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda dy ditëve në Kosovë.
Sipas raportit policor, viktima të dhunës në familje janë kryesisht gratë, me dy raste ku edhe burrat kanë raportuar për dhunë.
Rastet janë në Fushë Kosovë, Istog, Pejë, Gjakovë e Rahovec.
DHUNË NË FAMILJE
- Fushë Kosovë / 26.05.2024 – 12:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit të palëve, në konsultim me prokurorin është inicuar rasti, dhe palët janë liruar në procedurë të rregullt.
- Istog / 26.05.2024 – 08:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare me probleme psikike, pasi kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë, pasi prokurori i ka shqiptuar masën e ndalimit.
- Pejë / 24.05.2024 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Pejë / 26.05.2024 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Gjakovë / 26.05.2024 – 08:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
- Rahovec / 26.05.2024 – 11:40. Ankuesi kosovar ka raportuar se e dyshuara kosovare ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori ndërsa njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarës. Rasti duke u hetuar.