Një qytetar i Gjakovës është arrestuar pasi që ka thirrur në stacionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë duke bërtitur me mllef se do t’ia vejë tritolin një xhamie në ndërtim.
“Për shkak të vërshimeve atij i kishte hyrë uji në bodrumin e shtëpisë, si pasojë e ndërtimit të xhamisë mbi kanalin e ujërave atmosferike. I njëjti ka kontaktuar Policinë e Kosovës në linjën zyrtare dhe u është drejtuar me fjalët ‘Nëse nuk më bëni zgjidhje dhe ju, do të ia vendosë tritolin xhamisë’”, ka thënë një burim i Reporteri.net në Policinë e Kosovës.
Ai pas intervistimit me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.