×
  • Vip
  • Vip

    Gigi Hadid kërkon falje pas deklaratave të saj për Izraelin: Edhe unë jam njeri dhe bëj gabime

    FrontOnline
    30 Nëntor 2023

    Me një postim të ri në profilin e saj personal në Instagram, Gigi Hadid kërkoi falje, pas deklaratave të saj se Izraeli është “i vetmi vend në botë që mban fëmijët si robër lufte”. Modelja 28-vjeçare, e cila është gjysmë palestineze, u përball me një stuhi kritikash pas pretendimeve.

    Disa orë më vonë, ajo kërkoi falje për “gabimin” e saj, të cilin e theksoi se ishte i pamatur. Në veçanti, Gigi Hadid tha se “është e rëndësishme për mua të ndaj histori të vërteta rreth vështirësive që palestinezët kanë duruar dhe vazhdojnë të durojnë, por këtë fundjavë ndava diçka që nuk e kontrollova apo mendoja përpara se ta ripostoja“.

    Pas postimit të saj, ajo theksoi se “dëshironte të tregonte mënyrat në të cilat ligji ndërkombëtar po shkelet nga qeveria izraelite“, duke vënë në dukje se fëmijët palestinezë të kapur nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) trajtohen ndryshe nga fëmijët në Izrael.

    “Fatkeqësisht, përdora shembullin e gabuar për ta theksuar këtë pikë dhe më vjen keq për këtë,” theksoi ajo. “Dëshira për liri dhe trajtim njerëzor për palestinezët dhe siguri për hebrenjtë mund të jetë e rëndësishme për të njëjtin person, përfshirë mua. Unë jam njeri dhe bëj gabime. Por unë e konsideroj veten përgjegjëse për këto gabime ”, ka deklaruar modelja në një pjesë tjetër të postimit të saj./FrontOnline/

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Vip26 Korrik 2024
    Në festivalin e madh “Sunny Hill” që u mbajt në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përjetoi një incident të...
    Vip26 Korrik 2024
    Ditën e sotme ishte puntata e fundit e këtij sezoni të “Shqipëria live”. Emisioni është mbyllur me një njoftim nga moderatorja Erjona...
    Vip26 Korrik 2024
    Mozzik dhe Lotina nuk po i ndahen më njëri tjetrit. Është bukuroshja zeshkane ajo e cila i ka bërë një dedikim special...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.