×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla udhëton për në Zvicër, përfaqëson Kosovën në Konferencën për Ukrainën

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, udhëton për në Zvicër me ftesë të ministrit të Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis, për të marrë pjesë në Konferencën për Veprimin ndaj Minave në Ukrainë (UMAC2024), e cila do të mbahet më 17 dhe 18 tetor 2024 në Lozanë, njoftojnë nga MPJD.

    Bëhet e ditur se kjo konferencë, e bashkë-organizuar nga Zvicra dhe Ukraina, synon të mbledhë përfaqësues të nivelit të lartë nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe sektori privat për të diskutuar çështje kyçe të veprimit humanitar ndaj minave dhe ndikimin e tij në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit në çminimin e zonave të minuara, duke kontribuar jo vetëm në sigurinë kombëtare, por edhe në misionet ndërkombëtare. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë thekson përkushtimin e vendit tonë për paqen dhe sigurinë globale, thuhet tutje në kumtesë.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, ka nisur mbylljen e komunës paralele serbe që vepronte për komunën e Skenderajt...
    Lajme16 Tetor 2024
    Një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje në tentativë dhe disa vepra të tjera. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është jetike që Qeveria Kurti, të cilën e ka quajtur edhe si qeveri të...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, ka njoftuar se do t’i dorëzojë paditë dhe...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur një konkurs për qytetarët për pozitën “kuzhinierë e staf mbështetës” në FSK. Kjo vjen...
    Lajme16 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë që për Kosovën dhe Serbinë përveç kushteve të përgjithshme për të përfituar nga milionat e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, gjatë shënimit të 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), theksoi përkushtimin e SHBA-së...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i tij pas debatit e ditëve...
    Lajme16 Tetor 2024
    Me të shkuar para RTK-së , opozita ka vendosur kapela në rrethojat e objektit. E gjitha kjo ndodhi pasi Radio Televizioni i Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.