×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në Zvicër: Deminimi është kyç, por fitorja e Ukrainës dhe ndalja e luftës janë jetike

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Duke folur për rëndësinë e veprimeve ndaj minave në Ukrainë, në konferencën e mbajtur në Lozanë të Zvicrës, me ftesë të ministrit të Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis , ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se krahas rëndësisë së strategjive për çminim, fitorja e Ukrainës dhe ndalja e luftës janë vendimtare për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe më gjerë.

    Gërvalla theksoi dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e brendshme, por edhe në misionet ndërkombëtare, duke përdorur përvojën e vendit tone në çminimin e zonave të minuara, dhe mbështetjen për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

    Ministrja theksoi urgjencën e përfundimit të luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare po dështon çdo ditë që kjo luftë vazhdon.

    “Edhe nëse kjo luftë do të ndalej sot, bashkësisë ndërkombëtare do t’i duhet të merrej edhe për vite të tëra me pasojat e kësaj lufte, me të mbijetuarit, viktimat dhe rindërtimin e Ukrainës. Por lufta nuk po ndalet sot dhe prandaj është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ndaluar këtë luftë tani,” tha Gërvalla.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh një personi i cili dyshohet për falsifikim të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, ka njoftuar se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Gunter Sautter, që në takim u...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më 31 korrik 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Erdin Rekës, i cili akuzohet...
    Lajme17 Tetor 2024
    Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduni, ka takuar sot në Prishtinë shefin e misionit të BE-së për...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar shkurt pas vizitës në ish-objektin e komunës paralele në “Lagjen e Boshnjakëve” në...
    Vip17 Tetor 2024
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Liam Payne, i cili dyshohet se ra nga ballkoni...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Ukraina do t’i bashkohet Aleancës si vendi i 33 apo 34-të në...
    Lajme17 Tetor 2024
    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli vazhdon të insistojë që në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, ka biseduar në telefon me kriminelin Radoiçiqiq,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.