×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në takimin e koalicionit anti -ISIS në Uashington – Qeveria sot ndau 100 mijë euro në mbështetje të tij

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS, në 10-vjetorin e themelimit të tij. Takimi është mbajtur në Uashington.

    Gërvalla ka thënë se 25 vjet pas çlirimit, Kosova jep kontributin e saj serioz për paqe dhe siguri globale.

    Qeveria të hënën në një mbledhje elektronike ka ndarë 100 mijë euro në mbështetje të këtij koalicioni.

    “Republika e Kosovës tashmë, 25 vjet pas çlirimit të saj, jep kontributin e saj serioz për paqe dhe siguri globale. Terrorizmi dhe radikalizmi nuk kanë vend në shoqërinë dhe shtetin tonë. Prandaj, jam e lumtur për mundësinë e krijuar për të shkëmbyer ide dhe përvoja të vlefshme me kolegë nga rajoni dhe e gjithë bota”, ka shkruar Gërvalla.

    Kosova është pjesë e këtij koalicioni nga viti 2014.

    Organizata ISIS është shpallur terroriste edhe nga Kosova. Një numër jo i vogël i kosovarëve iu kishte bashkuar kësaj organizate terroriste të ndikuar nga ekstremizmi i dhunshëm.

    Kuvendi i Kosovës kishte votuar një ligj që dënon me burgim personat e rikthyer nga konfliktet e armatosura jashtë shtetit.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj sektorit publik. Pagat...
    Lajme30 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari ka reaguar pas dështimit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për...
    Lajme30 Shtator 2024
    Për të mos i lënë ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pa ushqim, shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua sot në Tiranë me lidershipin politik dhe ushtarak...
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga PDK, Ferat Shala, e konfirmoi për FrontOnline  shqetësimin e ZRRE-së, duke theksuar se nuk janë bërë investime kapitale në sektorin...
    Sport30 Shtator 2024
    Legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo, ka vdekur në moshën 58-vjeçare nga kanceri në tru, është bërë e ditur të hënën nga liga...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Kosovës i është referuar në gjuhën shqipe. Në fjalimin e tij,...
    Lajme30 Shtator 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas dështimit të ekzekutivit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë. Ai ka...
    Lajme30 Shtator 2024
    Pal Lekaj deputet nga AAK, kritikoi Qeverinë Kurti për dështimin dhe siç tha për keqpërdorimin e sektorit të energjisë. Ai theksoi se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.