×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në Dubrovnik takon homologun e Armenisë, shtetit aziatik që s’e njeh ende Kosovën

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwaz është takuar me homologun nga Armenia, Ararat Mirzoyan, shtet ky që ende nuk e ka njohur Kosovën. Ky takim u zhviluar në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Armenisë njoftoi se në këtë takim u bisedua për çështjet e sigurisë rajonale dhe shkëmbyen mendime mbi faktorët që ndikojnë në stabilitetin e Kaukazit Jugor dhe Ballkanit.

    “Duke iu referuar angazhimit të Armenisë për axhendën e paqes, ministri Mirzoyan theksoi përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët. Në veçanti u theksua vullneti politik i treguar nga Armenia për nënshkrimin e traktatit të paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe krijimit të bazave të qëndrueshme për zhvillim të qëndrueshëm në vend të konfrontimeve ushtarake në Kaukazin e Jugut”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Forumi i Dubrovnikut është konferencë e përvitshme që mbledh ministra dhe figura të larta politike nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar çështjet aktuale në agjendën politike globale.

    Po ashtu, në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thuhet se në këtë forum Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sfidave të paqes dhe stabilitetit në Evropë “si dhe do të ndajë përvojën e Republikës së Kosovës me proceset e integrimeve euroatlantike dhe reformat e thella në sundimin e ligjit, ngritjen e standarteve të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur që ishte kryer në nëntor të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në krejt serinë e huqjeve në “X” e shënoi kulmin e kulmeve me huqjen e...
    Lajme01 Korrik 2024
    Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë, duke iu referuar takimeve të ndara...
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Komuna e Vushtrrisë ka marrë një iniciativë specifike për mërgimtarët. Ky institucion nga sot do të hapë sportele të veçanta që ofrojnë...
    Sport01 Korrik 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet se afati kalimtar veror fillon më 2 korrik dhe përfundon më 1 shtator,...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë, ka kremtuar bashkë me kryeparlamentaren...
    Lajme01 Korrik 2024
    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për...
    Lajme01 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier....
    Lajme01 Korrik 2024
    Në datën 2 dhe 3 korrik, qeveria shqiptare ka shpallur 2 ditë zie, për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.