×
  • Lajme
  • Lajme

    Gent Cakaj i quan spekulime shkrimet që po i bashkohet PDK-së

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, është raportuar se po kthehet në Kosovë, për t’u bërë pjesë e PDK-së. Zyra e tij këto raportime i quan spekulime. Edhe Besa Shahini, e cila është gruaja e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, sipas këtyre shkrimeve, mund t’i bashkohet skenës politike kosovare, por nën siglën e partisë së Kadri Veselit.

    Dy ministrat nga Kosova në kabinetin e Edi Ramës raportohet se mund të largohen nga Shqipëria, për t’u bërë pjesë e politikës kosovare. Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini thuhet se do të jenë në listën e reformave që kryeministri Rama planifikojë t’i bëjë në kabinetin e tij.

    Nga Zyra e Cakajt për Express mohon këto raportime, dyke thënë se ai mban detyrat që i ka të caktuara në Qeverinë e Shqipërisë dhe të tjerat përtej tyre janë spekulime politike.

    “Cakaj është Ministër në detyrë për Evropen dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë si dhe Sekretar i Partisë Socialiste te Shqipërisë. E gjitha puna e tij është e fokusuar tek realizimi sa me i suksesshëm i detyrave të cilat i janë caktuar dhe mbi te gjitha këtij mandati. Çdo punë e tij e zhvilluar deri më sot shkon në përputhje me mandatin e tij. Kjo për t’u nënvizuar. Më vjen keq, por çdo gjë tjetër është spekulim për qëllime politike”, kanë thënë nga Zyra për Media e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

    Përveç Cakajt, raportohet se edhe ministrja e Arsimit, kosovarja Besa Shahini, që u bë pjesë e Qeverisë së Shqipërisë, kur kryeministri Rama vendosi të emëronte politikanë të rinj nga Kosova në disa prej dikastereve kryesore.

    “Burimet bëjnë të ditur se dy lëvizjet kryesore që do të prekin qeverinë e Edi Ramës janë rikthimi në Kosovë i ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe shefit të diplomacisë në detyrë, Genti Cakaj. Të cilët pritet të shërbejnë si një “ardhje e re” në PDK-në e Kadri Veselit, pas trazimit që ka pasur kjo forcë politike si pasojë e akuzës nga Prokuroria Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit”, thuhet në një shkrim të publikuar në veriu.info.

    Rama, në mandatin e tij të dytë si kryeministër i Shqipërisë befasoi duke emëruar në disa prej dikasterët kryesore ministra nga Kosova.

    Më parë, Cakaj ka qenë këshilltar i Ramës, ndërsa ai mbeti sot e kësaj dite ministër në detyrë, pasi presidenti Ilir Meta, refuzoi ta dekretonte si ministër të Jashtëm për shkak të disa deklaratave të Cakajt që, sipas Metës, ishte pro idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Cakaj, 30-vjecar, vite më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, si aktivist i saj. Kur ai nisi karrierën e tij politike duke mbajtur pozita të larta shtetërore në Shqipëri, pati disa përplasje me lëvizjen të cilës i takonte më parë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Lajme15 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad...
    Lajme15 Mars 2025
    35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total. Nacionale raporton me burime se shpërputhje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës. Kërkesë kryesore e protestuesve...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është fotografuar duke i vëzhguar protestuesit nga dritarja e ndërtesës së kësaj ministrie....
    Lajme15 Mars 2025
    Presidentit autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur i nevojiten përkrahësit ata i gjen edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Dhe...
    Lajme15 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga DNV, ka reaguar për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga ana e KQZ-së, duke theksuar...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se, sipas vlerësimeve policore, në protestat e studentëve në të gjitha lokacionet...
    Lajme15 Mars 2025
    Ushtarët italian të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje intensive në helikopter me mjete kundër trazirave. Sipas njoftimit të KFOR-it, ky trajnim specifik...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.