Një grua në Ferizaj ka përfunduar dje nën prangat e policisë.
Ajo nga organet e rendit dyshohet për deklarim të rremë.
E njëjta, në polici, rrejshëm ka deklaruar disa herë se ka qenë cak i grabitjeve nga persona të panjohur.
“Rr. Sali Çeku, Ferizaj 09.09.2022 – 04:16. Është arrestuar e dyshuar femër kosovare pasi që e njëjta ka deklaruar rrejshëm në polici se disa herë kishte qenë cak i grabitjeve nga persona të panjohur. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet nw raport./ Front Online